Agjencia Zhurnal.mk.

Azeski në Panairin ndërkombëtar të biznesit në Mostar

Shkup, 5 prill – Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski merr pjesë në “Panairin e 23-të ndërkombëtar të biznesit në Mostar” që mbahet prej sot deri më 9 prill. Panairi i Mostarit është pjesë e rrjetit të Shoqatës së ekspozuesve nga Evropa Juglindore (EASEE) dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme të panairit në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) për sa i përket numrit të ekspozuesve dhe vizitorëve.

Siç informon Oda ekonomike, pas panairit në Tiranë në dhjetor të vitit 2021, Forumi investues i Odave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (KIF ZB6) organizon stendë të përbashkët në Mostar për 30 sipërmarrje të vogla dhe të mesme (SME) të përzgjedhura që do të jenë pjesë e delegacion i përbashkët që do të marrë pjesë në panair nga sot deri më 7 prill. Në stendin e KIF-it do të marrin pjesë kompani nga sektori bujqësor dhe agroushqimor.

Në stendën e përbashkët të KIF ZB6, kompanitë pjesëmarrëse nga rajoni do të kenë mundësinë të takohen me gjashtë zinxhirët/distributorët kryesorë të shitjes me pakicë – një nga secila ekonomi e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të marrin pjesë në program. Gjithashtu, do të ketë mundësi për takime biznesi të ndërsjella të kompanive nga rajoni si partnerë potencialë, mundësi për të marrë pjesë në trajnime për prodhimin dhe konsumin e qëndrueshëm të ushqimit në përputhje me strategjitë dhe standardet e BE-së dhe për të prezantuar materialet e tyre promovuese.

Hungaria si vend partner në panairin e sivjetshëm do të prezantojë potencialet e saj ekonomike dhe mundësitë për bashkëpunim. Në panair do të marrin pjesë një numër ekspozuesish, kryesisht nga Austria, Gjermania, Turqia, Polonia, Izraeli si një vend partner potencial. Të pranishëm janë edhe ekspozuesit nga Kina, të udhëhequr nga gjigandi i teknologjisë “Huawei”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky