Agjencia Zhurnal.mk.

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Shkup, 4 mars – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Tv Klan Macedonia, tha se vendimi aktual i ASH-së është që të marrin pjesë vetë në zgjedhje, mirëpo janë organet e partisë ata që marrin në konsideratë të gjithë mendimet e anëtarëve të partisë.

“Aleanca për Shqiptarët të dali e vetme në zgjedhje, vendimi është që të dalim vetë, dhe besoj që ashtu siç po ofrohet dita e zgjedhjeve po rritet dhe dinamika e zgjedhjeve Aleanca për shqiptarët do të sjellë vendime meritore. Ne ka disa ditë që jemi tok me anëtarësinë në aktivitete dhe rikostruktime dhe jemi duke e takuar aktivin politik të Aleancës dhe diskutohet mundësia që të dalim vetë ose në koalicion dhe me mbajtjen e kuvendit qendror do të sjellim dhe vendim”, tha Aziri.

Ai shtoi se në ASH respektohet mendimi ndryshe por vendimi final sillet njëzëri.

“Brenda Aleancës gjithmonë ka pasur zëra ndryshe dhe ishte instaluar një kulturë e komunikimit me publikun dhe strukturën, që përpos vendimeve të organeve të partisë nuk kemi individualist pra mendime individuale në publik, por ne i kemi vendimet për organet e partisë, normalisht duhet të ketë vendime ndryshe por të thëna te organet e partisë të cilat do ti marrin pastaj parasysh”, deklaroi Aziri.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky