Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është njëra ndër personazhet që përfolet shumë në mediat rozë.
E sot babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu Ora, ka festuar ditëlindjen.
Nuk ka munguar edhe urimi publik i saj për këtë ditë të veçantë për babain e saj.
Rita ka zgjedhur që ditëlindjen t’ia uroj përmes disa fotografive nga fëmijëria, ku shihet pranë babait të saj.
Përkrah fotografive këngëtarja i ka dedikuar edhe urimin e saj emocionues.
“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen.”, ka shkruar ajo.