Agjencia Zhurnal.mk.

Baçovski: Tani duhet të arsyetohet mbështetja financiare për bujqësinë

Shkup, 27 prill – Tani është koha që të arsyetohet përkrahja financiare në bujqësi e dhënë nga shteti, përmes intensifikimit të prodhimit që së paku deri diku do t’i plotësojë nevojat e vendit, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Nikica Baçovski.

Në konferencën për fermerët e rinj, Baçovski theksoi se për shkak të krizës, sektori-agro po kalon një periudhë shumë të vështirë, por të gjitha resurset programore dhe burimet njerëzore janë në dispozicion dhe ato duhet të shfrytëzohen maksimalisht.

“Periudha që kemi përpara është e vështirë, por shteti nuk kursen. Nuk janë të pakta mjetet për bujqësinë, të cilat këtë vit me siguri do t’i kalojnë 150 milionë euro. Shteti investon nga 130 deri në 150 milionë euro në vit në bujqësi. Opinioni me të drejtë pyet se ku përfundojnë këto para, pse prodhimi jonë vendor nuk është në nivel të lakmueshëm. Këtë vit, duke pasur parasysh të gjitha krizat, sektori është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe tani është momenti kur duhet të arsyetohet mbështetja financiare e shtetit”, tha Baçovski.

Për momentin, rikujtoi drejtori, janë hapur pesë thirrje publike – ka mbështetje për makineri të reja, baxho, kapanone, kantina, në funksion të Fondit të ndërhyrjes.

Baçovski paralajmëroi se deri në fund të vitit pritet të shpallen thirrjet e para nga Programi IPARD 3, të parashikuara në 130 milionë euro, për dallim nga IPARD 2 që kap vlerën prej 65 milionë euro.

“Nga njëra anë, ky është lajm i mirë, por ne duhet të optimizojmë maksimalisht përdorimin e këtyre mjeteve. Ajo që ne jemi duke bërë mirë tani për tani dhe duke u konsideruar si lider në Ballkanin Perëndimor është sfidë e fortë për sektorin tonë agro – për të fituar forcë dhe për të shfrytëzuar mbështetjen”, tha Baçovski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky