Agjencia Zhurnal.mk.

Baerbock: Të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Podgoric, 4 mars – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në union përballë përpjekjeve ruse dhe kineze për të ushtruar ndikim në rajon.

“Sa më shpejt të bëhemi më të fortë si Bashkim Evropian në këto kohë gjeopolitike, aq më mirë do të jetë”, tha sot Barbock në një takim me homologun e saj malazez, Filip Ivanoviç në Podgoricë.

“Zgjerimi nuk është qëllim në vetvete, por shërben për të forcuar Evropën tonë të përbashkët”, tha ajo.

“Lufta ruse kundër Ukrainës e bën zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor një domosdoshmëri gjeopolitike”, tha Barbock.

Ashtu si në Ukrainë, projekti evropian është gjithashtu një garantues i lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit këtu në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Ivanoviç e quajti vizitën e Baerbock, në një kohë reformash të mëdha në vendin e tij, një konfirmim se Bashkimi Evropian është i interesuar për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka një alternativë tjeter ndaj integrimit nëse duam një rajon të qëndrueshëm. Kjo është rruga drejt stabilitetit dhe zgjidhjes më të thjeshtë të mosmarrëveshjeve”, shtoi ai.

Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, së bashku me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, formojnë Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve ballkanike të ndërmarrin reformat e nevojshme për integrimin e tyre në bllokun politik dhe ekonomik prej 27 anëtarësh.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky