Uashington, 12 mars – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden paralajmëroi mbrëmë se Rusia do të paguajë “çmim të lartë” nëse përdor armë kimike në Ukrainë.
“Nuk do të flas për inteligjencën, por Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor kimikate”, tha Biden për CNN.
SHBA-ja deri më tani nuk ka dhënë ende dëshmi për përdorimin e planifikuar të armëve kimike nga Rusia, por fakti që po flitet në publik tregon se inteligjenca amerikane ka informacione se një sulm i tillë mund të ndodhë.
Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë ose të krijojë provokimin e saj me një ngjarje të rreme, deklaroi paraprakisht Xhen Psaki, zëdhënësja e Bajden.
Deklarata erdhi pas akuzave ruse se SHBA-ja zhvillon armë kimike në Ukrainë.
“Tani që Rusia po vendos në mënyrë të rreme pëlqimin e dukshëm të Kinës për këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në gatishmëri se Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë, ose të falsifikojë një ngjarje me përdorimin e saj”, shkroi Psaki në Tuiter.