Presidenti amerikan Xho Bajden e akuzoi sot Rusinë se qëndron pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, duke e cilësuar incidentin si një “krim të tmerrshëm”.
Të paktën 50 persona janë vrarë në sulmin në stacionin e trenit ku refugjatët nga Ukraina lindore prisnin evakuimin.
“Sulmi në stacionin e trenit të Ukrainës është krimi i fundit i tmerrshëm i kryer nga Rusia, në të cilin janë goditur civilët që përpiqeshin të evakuohen dhe të arrijnë sigurinë”, shkroi Bajden në Tuiter.




