Agjencia Zhurnal.mk.

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti se do të përpiqet ta kalojë Kodin Civil, ku përfshihen martesat në mes të gjinisë së njëjtë është provokuese.

Balje tha se Kurti foli edhe për fe, edhe pse ai thotë se jemi shtet laik.

“Për mua personalisht, ka qenë deklaratë provokuese, asnjë fe nuk e lejon këtë. Kryeministri ka fol për fe, kur fola unë, ai ka thënë se nuk ke të drejtë, sepse jemi shtet laik”, tha Balje në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Ajo tha se nuk do ta votojë Kodin Civil, nëse nuk hiqet neni për martesat në mes të gjinisë së njëjtë.

“S’mundem me pranu, ne kemi leju komunitetin LGBT pronare për kodin civil. Kur po flasim për kodin civil, po flasim për ta. Është ligji më i rëndësishëm në vend, është perfekt, pikën e dytë e konsideroj problematike. I kemi thënë qeverinë bëjeni një ligj të veçantë për LGBT. Hiqeni prej kodit civil, bëjeni një ligj të veçantë, ne e votojmë Kodin Civil”, tha ajo.

“Unë s’kam asgjë kundër tyre. Asnjë komunitet tjetër s’është specifiku si këta”, tha deputetja Balje.

Ndërsa, kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se neni për martesat mes gjinisë së njëjtë, duhet të hiqet nga projektligji i Kodit Civil.

Ai tha se i gjithë Kodi Civil është bërë peng i një paragrafi dhe se tentimi për ta miratuar atë nen është një agjendë popullsitë e pseudoliberale.

“Tërë ai kod civil është bërë peng i një paragrafi, kjo është një agjendë, pseudoliberale, majtiste e popullsitë. Po tentohet të shtyhet në Kuvend dhe e cila, nuk ka fuqi me kalu. Këtu është baza irrituese”, tha ai.

Sipas tij kalimi i këtij ligji nuk është kusht për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Kjo është agjendë politike nuk është kusht i demokracisë. Këshilli i Evropës është institucioni më i thirrur për të drejtat e njeriut, nëse aty nuk vendoset si kusht pse këtu”, tha ai.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky