Agjencia Zhurnal.mk.

Balla akuzon Berishën se ka lejuar furnizimin e ushtrisë serbe me karburant në kohën e luftës në Kosovë dhe Bosnje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka konfirmuar sot se një grup deputetësh kanë propozuar miratimin e një rezolute për dënimin e masakrës së Srebrenicës të vitit 1995.

Ai tha se socialistët ishin të hapur për miratimin e një dokumenti të tillë, pasi Shqipëria e ka dënuar këtë masakër.

Megjithatë, Balla ka kërkuar përfshirjen në rezolutë edhe të shkeljes së embargos nga Shqipëria për karburantet drejt Serbisë në kohën e luftës në Bosnje dhe Kosovë.

Ai akuzoi Berishën se shkelja e embargos është bërë me porosi të tij që në atë kohë ishte President i Shqipërisë.

“Të mos harrojmë që në korrik 1995, presidenti i asaj kohe ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e makinerisë ushtarake të Sllobodan Millosheviç”, ka thënë Balla.

“Jo vetëm që ka pasur prova, por është dënuar fakti që presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, furnizonte me karburant makinerinë vrasëse të Millosheviç që kaloi nga Bosnja edhe në Kosovë. Nëse e pranojnë edhe propozimin që pjesë e rezolutës të jetë edhe dënimi i shkeljes së embargos nga ana e Shqipërisë, me porosinë e Sali Berishës, atëherë do të kemi një dokument më integral”, shtoi Balla.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky