Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të përballet sonte me gjigantin çek Slavia Pragë në kuadër të xhiros së pestë së grupeve në Ligën e Konferencës.
Do të jetë një ndeshje vendimtare për dy skuadrat që kanë nga katër pikë pas katër ndeshjeve të para dhe duan ta kalojnë grupin, shkruan Gazeta Olle.
Të besuarit e Ilir Dajës janë përgatitur maksimalisht për këtë takim dhe fitorja eventuale do të bënte që të bëjnë një hap gjigant për kalimin e grupit.
Ndërkohë edhe mysafirët nga Praga kanë udhëtuar në Prishtinë për fitore, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeteshin në garë për të kaluar nga Grupi G.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Pragë përfundoi 3-2 në të mirë të vendasve, përkundër një loje mjaftë të mirë nga skuadra kosovare
Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes e cila zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Olle/





