Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani Perëndimor që të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës

Shkup, 26 Prill – Genc Çobani, përkthyes në Francë, sonte në Programi 200, ka folur në lidhje me atë se çfarë do të thotë fitorja e Macron për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se aspirata e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës.

“Nëse flasim për Ballkanin Perëndimor dhe aspiratën e tij që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, kjo nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës , pavarësisht idesë së krijuar se Franca është më larg Ballkanit Perëndimor sesa Gjermania e kështu me radhë. Në fund të fundit Ballkani Perëndimor aspiron të jetë pjesë e një organizmi bashkë në BE, i cili nuk mund të konceptohet dot pa rolin e Francës. Mos të harrojmë Franca është fuqia e dytë ekonomike në BE, pas Gjermanisë, por është fuqia e parë diplomatike dhe politike”, tha Çobani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky