Agjencia Zhurnal.mk.

Balluku inspekton në Dhërmi aksionin e Task Forcës për trajtimin e ujërave larës nga strukturat hoteliere

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër zbatimin e aktit normativ për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet hoteliere që operojnë përgjatë bregdetit.

Duke pasur si qëllim ndjekjen nga afër të punimeve, Zv.Kryeministrja znj.Balluku ka qenë në zonën e Dhërmiut, në bashkinë e Himarës së bashku me inspektorët e Task Forcës, të cilët monitorojnë procesin.

Ministrja Belinda Balluku vlerësoi reagimin e subjekteve hoteliere të cilat tashmë janë bindur mbi nevojën e trajtimit të ujërave të ndotur, i cili ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit. Balluku tha se aksioni është fokusuar kryesisht në zonat bregdetare, ku akomodohet edhe fluksi më i madh i vizitorëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi që ekipet e inspektorëve të mos krijojnë asnjë pengesë për asnjë subjekt. “Jemi shumë të kujdesshëm për ta bërë punën pa shqetësuar, ndërkohë që subjektet po bëhen gati për tu hapur. Task Forca, ashtu edhe grupet e tjera që kanë të bëjnë me çështjet e ujësjellës kanalizimeve duhet të shkojnë për të kontrolluar, por pa i shqetësuar subjektet pasi është lajm shumë i mirë që ky sezon do nisë shumë më shpejt nga sezoni i kaluar”, nënvizoi Balluku.

Në zonën e Dhërmiut subjektet kanë nisur të instalojnë këto impiante, duke ju përgjigjur pozitivisht këtij vendimi, në prag të nisjes së sezonit turistik. Në zonën e Dhërmiut janë 190 subjektet që preken nga ky akt normativ, i cili ka në fokus, përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Ndërsa Administratori i AKUK, Klevis Jahaj tha se i gjithë procesi i instalimit të impianteve po realizohet në këtë periudhë, ku edhe strukturat hoteliere kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm, duke mos krijuar kështu pengesa për asnjë prej tyre.

“Grupet tona të Task Forcës kryejnë kontrollin duke marrë në kontakt në radhë të parë subjektin, të dhënat tregtare të subjektit në lidhje me kapacitetet akomoduese që kanë ose të njësive të shërbimit. Mundohemi që mos të krijojmë pengesa edhe pse gjatë këtij sezoni, edhe prandaj është zgjedhur ky afati i instalimit të panelit pasi subjektet janë në fazën që po rregullojnë ambientet duke u bërë gati për sezonin e ri turistik”, tha Jahaj.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky