Agjencia Zhurnal.mk.

Balotelli në radarin e tre skuadrave të Serie A

Mario Balotelli thuhet se dëshiron të largohet nga Adana Demirspor për një rikthim në Serie A, me Udinesen, Salernitanan dhe Empolin të interesuar.

33-vjeçari është nën kontratë në Turqi vetëm deri më 30 qershor, megjithëse ekziston edhe një opsion për ta vazhduar qëndrimin edhe një vit

Ai e kishte nisur mirë sezonin me tre gola në pesë ndeshje të Superligës Turke, por më pas iu desh të operohej për një dëmtim në gju në muajin nëntor.

Sipas mediumit Footmercato, Balotelli është gati të largohet nga Adana Demirspor dhe do të favorizonte një kalim në Serie A, duke shpresuar që të fitonte një vend në skuadrën e Italisë për Euro 2024.

Janë tre klube që besohet se po vlerësojnë idenë e marrjes së SuperMario-s, me Salernitanën e Pippo Inzaghit një opsion interesant, veçanërisht pasi Boulaye Dia është i lënduar dhe në treg.

Udinese është një tjetër alternativë, pasi ka luftuar për gola deri më tani këtë sezon dhe me Florian Thauvin të tërhequr nga një rikthim në Francë.

Klubi i tretë thuhet të jetë Empoli, i cili është në zonën e rënies dhe ka Francesco Caputo të lidhur me një kalim te Spezia. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky