Agjencia Zhurnal.mk.

Banka Popullore: Investimet e huaja direkte këtë vit janë rreth 3,6 për qind të PBB-së

Shkup, 13 maj – Banka Popullore është e kujdesshme në projeksionet e saj sa i përket investimeve të huaja direkte, andaj për momentin, për këtë vit, parasheh që niveli i tyre të jetë rreth 3,6 për qind të PBB-së. Në afat të mesëm, sipas projeksioneve, këto investime do të arrinin rreth katër për qind.

Siç theksoi sot guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, për momentin arritjet janë të mira, por, megjithatë, duhet të ndiqen dhe të shihet se cili do të jetë shtegu në periudhën që vijon.

“Investimet e huaja direkte, pas një ngadalësimi të konsiderueshëm në vitin pandemik 2020, kur u reduktuan në nivelin rreth 1,3 për qind të PBB-së, treguan një rikuperim të ndjeshëm, veçanërisht në vitin 2022 dhe 2023 kur mesatarisht shënuan 4,4 për qind të PBB-së. Për këtë vit jemi më të moderuar dhe më të kujdesshëm në projeksionet tona dhe nuk i inkorporojmë plotësisht këto arritje të favorshme që ishin evidente në dy vitet e fundit. Projeksioni ynë për këtë vit është rreth 3,6 për qind me një rrugë që do të thotë se në afat të mesëm do të arrinim një nivel prej rreth 4 për qind, tha Angelovska-Bezhoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të projeksioneve të fundit makroekonomike.

Përsa i përket huamarrjes, guvernatorja është decide se kjo, përveçse duhet të justifikohet, më së miri është të realizohet nëpërmjet burimeve që do të ofrojnë kushte të favorshme koncesionare, siç janë institucionet financiare ndërkombëtare. Por, nëse ka edhe burime të tjera të tilla, edhe ato, përmendi, duhet të merren parasysh.

“Në kushte kur tregjet financiare ndërkombëtare janë ende të tensionuara dhe normat e interesit janë ende të larta, është kyçe të merret hua nga burime që do të ofrojnë kushte të favorshme koncesionare dhe institucionet financiare ndërkombëtare zakonisht ofrojnë kushte të tilla. Nëse ka burime të tjera që do të ofronin kushte të tilla, ato duhet të merren parasysh, theksoi Angelovska-Bezhoska.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky