Agjencia Zhurnal.mk.

Banorët e Ohrit zgjohen me aromën e plehrave të djegur

Ohër, 19 shtator – Nuk i hapim dot dritaret, nuk mund të marrim frymë, reagojnë banorët e Ohrit, pasi deponia e Bukovës është ndezur sërish këto ditë kurse aroma e padurueshme dhe tymi kundërmojnë në qytet.

“Nuk e keni idenë çfarë aromë është. Më mirë është në mëngjes herët dhe në mbrëmje pas orës dhjetë. Kështu ka qenë gjatë gjithë verës, sa herë që hap derë apo dritare është fatkeqësi, nuk e di pse nuk ka kontroll.”“Kundërmonte gjatë gjithë verës. I gjithë qielli është në tym, kurse natën, kur njeriu shkon në shtrat, në vend që të pushojë, mbytet në erë të keqe”.“Digjet plastikë dhe kjo është keqardhje e madhe për mua, pasi kemi natyrë kaq të bukur, njeriu duhet të përpiqet ta ruajë e jo ta prishë, shpresoj që situata ekologjike të rregullohet. Ka turistë nga e gjithë bota. Njerëzit kanë dëgjuar për liqenin e bukur, por një pjesë është e bukur, ana tjetër zhgënjen”.Nga Qendra e shëndetit publik në Ohër thonë se ky tym është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.“Në këtë deponi hidhen mbetjet më të ndryshme, gjë që e rrit rrezikun e hyrjes së përbërësve të shumtë të dëmshëm në ajër. Para së gjithash, e kam fjalën për oksidet e azotit dhe squfurit, që janë jashtëzakonisht të dëmshme, nëse gjenden në ajër në përqendrime më të larta se sa lejohet. Pluhuri, tymi dhe gjithçka që ndikon në sistemin e frymëmarrjes, sepse ato grimca të dëmshme arrijnë në pjesët më të vogla të mushkërive, dhe më pas në qarkullimin e gjakut dhe organet e tjera. Kur bie shi, e gjithë ajo deponi laget, uji zhytet dhe i ndot ujërat nëntokësore që janë një rrezik në të ardhmen”, deklaroi Sasho Toçkov – drejtor i Qendrës së shëndetit publik- Ohër.Toçkov apelon autoritetet që të marrin masa që do ta zgjidhin këtë problem sa më parë. Nga ndërmarrja e higjienës komunale në Ohër thonë se zjarrin e ka shkaktuar person i panjohur dhe se është lajmëruar në polici. Për momentin deponia rrafshohet me dhe. Thonë se nuk është problem lokal dhe se duhet të përshpejtohet procesi për ndërtimin e një deponie rajonale. Afati i dhënë nga ministrja e Mjedisit për ndërtimin e saj është viti 2024. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky