Shkup, 30 mars – Varësia ekonomike në mënyrë plotësuese shkakton diskriminim ndaj grave, u tha në konferencën rajonale me moton “E zëshme dhe e guximshme”, me të cilën iu kushtua shëndetit mendor dhe mirëqenies së grave si parakusht për barazinë gjinore.
Sipas statistikave, gratë kryejnë 72 për qind të punës së papaguar, duke u kujdesur për shtëpinë, fëmijët, të moshuarit dhe ata që kanë nevojë për mbështetje dhe gratë e punësuara me arsim të lartë fitojnë 22 për qind më pak se burrat, tregojnë hulumtimet.
“Kjo statistikë jo e volitshme, nuk fsheh vetëm numra, fshihen fate njerëzish, personalitete me emër dhe mbiemër të cilët meritojnë barazi dhe të drejta të njëjta. Do doja edhe një herë të bëj thirrje deri tek të gjithë në mënyrë aktive në kyçemi në luftën e përditshme në shoqëri, në të cilën duhet të ketë barazi gjinore, po që se duam të jetojmë në një shoqëri në individë vërtetë të lirë.”, – deklaroi bashkëshortja e presidentit të RMV-së, Elizabeta Gjorgjievska.
Pabarazia gjinore përhapet edhe përmes internetit dhe fiton në intensitet. Duhet pasur një qëndrim të përshtatshëm ndaj barazisë, me pranimin e dallimeve.
“Vazhdojmë me përkushtim të punojmë në ngritjen e vetëdijes dhe ballafaqimin me të gjitha format e dhunës në baza gjinore, diskriminimit si dhe ndaj gjuhës së urrejtjes. Vazhdojmë të krijojmë dhe zbatojmë masa për përballje me dhunën ndaj grave, fushatë për ngritje të vetëdijes publike dhe përgjegjësisë për kryerësit.”, – theksoi ministrja e MPPS-së, Jovanka Trençevska.
Në ligjin e ri për Marrëdhënie të punës, ka dy ndryshime. Punë nga shtëpia dhe punë nga distanca, me të cilën mundësohet fleksibilitet dhe stabilitet më i madh tek gratë.