Agjencia Zhurnal.mk.

Barcelona po i afrohet marrëveshjes me Kessie

Barcelona është një hap më pranë për të nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, si lojtar të lirë në verën e ardhshme.

Kontrata e 25-vjeçarit me Rossonerët skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk e ka në plan ta rinovojë, pasi kushtet financiare që i kërkon janë më të larta se ajo që mund të ofrojë klubi.

Gazeta spanjolle Sport njofton se Barca ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e futbollistit nga Bregu i Fildishtë qe një kohë dhe tashmë e kanë ngushtuar diferencën ndërmjet kërkesës dhe ofertës.

Blaugranët janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të shumta për shërbimet e Kessie, prandaj shpresojnë që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshje.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar ishte raportuar se Barcelona e ka tërhequr interesimin për mesfushorin, gjë që bie në kundërthënie me raportimet e tanishme. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky