Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkatdhetarëve dhe shtetasve të huaj iu mundësohet të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar të martën se tashmë bashkëkombësit si dhe shtetasit e huaj mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Republikën e Kosovës.

Këtë njoftim ajo e ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, ku ka treguar se e ka nënshkruar Rregulloren për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit.

“Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ministrja ka thënë se e drejta për posedim të pronës tashmë po rregullohet asisoj në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky