Beteja ligjore mes Amber Heard dhe Johnny Depp mori fund të mërkurën, me aktoren që humbi kundrejt ish-bashkëshortit të saj, yllit të “Pirates of the Caribbean”.
Kështu, pas gjashtë javësh, Heard duhet t’i paguajë Deppit rreth 10.35 milionë dollarë ndërmjet dëmeve kompensuese dhe dëmshpërblimeve ndëshkuese.
Por, Depp do të fitojë edhe para shtesë përmes Dior.
Aroma Sauvage e Johnny Depp
Gjatë gjyqit, fansat e Depp ishin shumë në favor të tij dhe disa marka kanë ruajtur lidhjen që kishin me 58-vjeçarin.
Një shembull i qartë i kësaj me aromën Sauvage nga Dior, një markë me të cilën aktori ka punuar që nga viti 2015.
Bashkëpunimi që aktori ka me Diorin dhe aromën e tij ka ‘shpërthyer’ vetëm si pasojë e vendimit të gjyqtarit, sepse, siç thekson The Wall Street Journal, kryeson në renditjen e kolonjeve më të shitura për meshkuj.
Këtë e dëshmojnë faqet e Sephora dhe Ulta. Në platformën Amazon, ajo gjithashtu zë një vend të lartë të katërt.
Në faqet e internetit Sephora dhe Ulta, kur zgjidhni aromën Sauvage, mund të lexoni: “Duke e blerë këtë për të gjithë burrat në jetën time #JusticeForJohnny” ose “Jo vetëm që ka erë të mrekullueshme, por më pëlqen dhe do të vazhdoj ta mbështes Johnny Depp”.