Agjencia Zhurnal.mk.

Bastisja e studios televizive live në Ekuador, policia liron pengjet dhe arreston 13 persona

Një grup personash të armatosur dhe të maskuar hynë në studion e televizionit te Guajakilit. Ata ndërprenë emisionin live, ndërsa kërcënonin stafin, i cili ishte shtrirë në tokë.

Policia u fut në godinë rreth 30 minuta pasi grupi i armatosur u shfaq për herë të parë. Ajo njoftoi më pas se kishte mundur të lironte të gjithë stafin dhe se kishte vënë në pranga 13 persona. Sipas asaj që shkruan BBC, stacioni televiziv raportoi se 2 prej punonjësve të tyre kishin mbetur të plagosur

Ngjarja ndodhi menjëherë pasi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me afat 2 mujor për shkak të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë të kreut të grupit kriminal Los Çoneros, Hoze Adolfo Macias dhe trazirave në 6 burgje të vendit.

Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, të paktën 7 policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës. Ndërsa vendi është zhytur në një kaos dhe shumë biznese janë mbyllur.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky