Shkup, 3 maj – Nëpunës policorë të NJPB Kërçovë dhe Stacionit policor Kërçovë, dje në ora 21:40 në Kërçovë, e kanë privuar nga liria B.D.(32) dhe A.D.(25).
Siç njoftoi MPB-ja gjatë bastisjes në banesën e tyre, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një materie e ngurtë.
Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, theksojnë nga MPB-ja.