Shkup, 5 maj – Nëpunës policorë të NJPB Berovë në bazë të urdhërit gjyqësor kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të N.D. (27) nga Pehçeva gjatë së cilës është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftoi MPB.