Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina i kënaqur me fitoren, edhe më i gëzuar me formën që po kalon lojtari i Llapit

Llapi shënoi fitore 3-2 ndaj Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se ndryshimet në skuadër e duan kohën e vet, shkruan Gazeta Olle.

Batatinën e gëzon edhe fakti që Festim Alidema është kthyer në formë.

“Ndryshimet në skuadër e duan kohën e vet. Kemi punuar që të kthehemi, të komponohemi. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë, ndonëse kemi pasur disa gabime, sidomos në defanzivë. Më gëzon fakti që Festim Alidema shkëlqeu. Atij i është dashur kohë që të kthehet”, ka theksuar Batatina.

Sipas tij Llapi nuk është dorëzuar në garën për titull të kampionit. Ai thotë se Llapi po kthehet në formën më të mirë.

“Gradualisht skuadra po e merr formën e vet. Jemi afër katërshes së parë. Do të bëjmë maksimumin. Drenica luan futboll mirë jashtë, luan me pasime të shkurtra. Pasuam dy gola edhe për shkak të pakujdesisë. Llapi ka potencial. Në janar do të reagojmë në disa pozita dhe prapë do të jemi në katërshen e parë”, ka thënë Batatina.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky