BMW prezantoi gjeneratën e saj të 6-të të baterive litium-jon. Gjenerata e re e baterive ofron 20 për qind densitet më të lartë të energjisë e cila përkthehet në 30 për qind ngritje në rrezen e ngasjes së veturës me një mbushje.
Dizajni i ri lejon karikim për 30 për qind më shpejtë dhe procesi i prodhimit të tyre krijon 60 për qind më pak emetim të CO2.
Arena EV raporton se prodhuesi bavarez i veturave planifikon ndërtimin e 6 fabrikave të reja të baterive në tregjet strategjike, dhe secila do të ketë kapacitet prej 20GWh. Dy prej fabrikave do të ndërtohen në Kinë, dy në Evropë dhe dy në Amerikën Veriore.
Të gjitha fabrikat e reja do të fokusohen në metodat e reja të prodhimit për të reduktuar më tej emetimet e CO2 dhe do të përdorin burime të rnovueshme për furnizim me energji elektrike.
Dizajni i ri qelizave të baterisë vlerësohet për potencial e saj për të reduktuar kostot e prodhimit, dhe sipas postimit në shtyp dallimi mes gjeneratës së 5-të dhe të 6-të mund të jetë deri në 50 për qind.
Nëse kjo arrihet me të vërtetë, do të ulë kostot e prodhimit të veturave elektrike në nivelin e veturave me djegie.
BMW veçse ka nënshkruar 2 kontrata për prodhimin e qelizave të reja. Kontrata e parë iu dha CATL e cila do ta fillojë prodhimin në vitin 2025 në fabrikën e re në Debrecen të Hungarisë si dhe në objektin e tyre në Thuringia të Gjermanisë.
Kontrata e dytë u nënshkrua me Eve Energy, prodhuesi i baterive me i listuar në listën Shenzen. BMW në llogarinë e saj në WeChat njoftoi se të dy kontratat e kalojnë vlerën e mbi 10 miliardë eurove.