Shkup, 19 shtator – Ekonomisti Abil Baush në intervistën e lajmeve në Alsat, masën e qeverisë për ngrirjen e çmimeve e konsideron si stabilizim të përkohshëm por me pasoja negative. Ai thotë se masa është sociale dhe pas heqjes së saj do të ketë ngritje edhe më të madhe të çmimeve. Sipas Baush perfituesit më të mëdhenj të masave të qeverisë që parashikojne ngrirjen e çmimeve janë tregtarët e mëdhenj të cilët që nga pandemia kanë gjeneruar fitime shumë të mëdha.