Agjencia Zhurnal.mk.

BDI përshëndet vendimin e Kuvendit PËR Maqedoni Europiane

Shkup, 16 Korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin historik pro propozimit francez të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që vulosi orientimin ideologjik të vendit pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.

Sot triumfoi racionaliteti, u ruajtën rrënjët europiane të vendit dhe u mposhtën tentativat destruktive të forcave regresive proruse.

Qytetarët e vendit nuk ranë pre e mashtrimeve, provokimeve, konfuzionit dhe nuk përkrahën protestat që kishin për qëllim të kthejnë vendin prapa pas gjithë atyre sakrificave dhe arritjeve të përbashkëta.

Rrugëtimin tonë drejt Europës do të bëjmë bashkë, me dinjitet dhe kapacitet të plotë demokratik. Në përkrahje kemi të gjithë vendet e Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerika me të cilat kemi ngadhënjyer në të gjitha sfidat e demokratizimit të vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit dhe njësoj do të vazhdojë të jetë e rreshtuar në taborin progresiv në çdo proces të nevojshëm deri në realizimin e ëndrrës së integrimit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky