Agjencia Zhurnal.mk.

BDI shprehet e gatshme të jetë në qeverinë e Mickovskit, por Mickovski sërish shprehet kundër!

Shkup, 29 prill – Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon të insistojë se cila parti do të përfaqësohet në qeveri vendos populli e jo politikanët. Ai gjatë një tubimi në Xhepçisht të Tetovës, paralajmëroi Mickoskin se bën gabim të madh, nëse nuk e respekton fituesin në kampin politik shqiptar.
“Në qeveri nuk të çon as Zoran Zaevi e as Hristijan Mickoski, në qeveri të çon populli. I vetëdijshëm është edhe Hristijan Mickoski, se nëse nuk e respekton shumicën e popullit, vecanërisht të shqiptarëve, I bëhet keq. Edhe atij I duhet paqa, stabiliteti në radhë të parë të këtij shteti”, tha Ali Ahmeti.

Por, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon të insistojë se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë. Pas një takimi që pati me Odën Ekonomikë të Maqedonisë Veriperëndimore, ai tha se demokracia bazohet në parimin se ai që ka shumicën në parlament bën qeverinë.

“Nuk e di se për cfarë Marrëveshje të Majit flet BDI-ja, nuk e di rregullin fituesi me fituesin. Kishte një rregull të tillë në të kaluarën që u shkel në vitin 2017 nga BDI-ja. Nëse VMRO-DPMNE fiton shumicën s`kemi asnjë besim elementar të bashkëpunojmë me BDI-në, ata duhet të shkojnë në opozitë”, tha Hristijan Mickoski.
Marrëveshja e Majit parasheh që partia fituese në bllokun maqedonas të koalicionojë me fituesin shqiptar. Kjo për shkak se në zgjedhjet e vitit 2006, BDI-ja edhe pse fituese në bllokun shqiptar nuk u bë pjesë e Qeverisë së Nikola Gruevskit, ku deri në 2008 pjesë e ekzekutivit ishte PDSH-ja.

Mirëpo Mickoski as në tubimin në Gjorçe Petrov nuk e fshehu synimin e tij, sic tha, për ta dërguar në pension politik Ali Ahmetin. Por, gjatë kësaj adresoi akuza të ashpra në adresë të liderit të integristëve.

“Nga Gjorçe Petrovi kam disa mesazhe. LSDM-ja nuk e kupton se ia dhuroi shtetin Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit dhe këta të BDI-së nga partia bënë shoqatë tregtare. Është e vërtetë se Ali Ahmeti është kryengritës dhe në vend se si ideolog, në pension politik do të përfundojë me parti kriminele”, tha Hristijan Mickoski.

Ditëve të fundit kanë eskaluar “përplasjet” BDI-VMRO, sidomos pasi eksponentë të opozitës maqedonase vazhdimisht po përsëritin pohimet për të dërguar në opozitë BDI-në dhe duke bërë publike haptazi preferencat për opozitën shqiptare si pjesë të qeverisë së ardhshme./Zhurnal

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky