Agjencia Zhurnal.mk.

BDI: Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit, marrëveshje mes VMRO-së dhe Besës

Tetovë, 16 nëntor – Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendosjes së kryqit të gjatë 15 metra në Qendrën Turistike “Kodra e Diellit” dhe kërkon nga Komuna e Tetovës përgjegjësi për lejimin e këtij skandali.

A është vendosja e këtij kryqi gjë paraprakisht e dakorduar mes Besës së Bilall Kasamit dhe VMRO DPMNE-së, një favor i mbajtur fshehtë nga qytetarët për ndihmën që VMRO-ja i ofroi Besës në zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës?

Mosreagimi i komunës dhe tendenca që gjithë kjo të kalojë në heshtje flet shumë për një marrëveshje mes VMRO-së dhe Besës. Por, nuk heshtin qytetarët e Tetovës, nuk do të heshtim as  ne kundër këtij pazari skandaloz.

Grupi i këshilltarëve të BDI-së në komunën e Tetovës tashmë kanë kërkuar sqarim në lidhje me këtë çështje nga ana e kreut të komunës së Tetovës.

Bashkimi Demokratik për Integrim e cilëson vendosjen e kryqit një provokim të rëndë që dëmton vlerat e kohezionit social dhe kërkon nga institucionet e vendit të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme institucionale për largimin e tij nga Kodra e Diellit dhe ndëshkimin e atyre që lejuan një gjë të tillë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky