Agjencia Zhurnal.mk.

BDI: VMRO dhe Mickoski inkurajojnë deklaratat për luftë kundër shqiptarëve

Shkup, 22 shkurt – Edhe për të dytën ditë radhazi pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Nikollovskit në të cilat ai bën thirrje për luftë në mes të Kuvendit, ngjashëm edhe me narrativin e 27 prillit, as Mickoski dhe as VMRO DPMNE nuk u distancuan nga ato kërcënime.

Nikollovski inkurajohet nga lideri i tij Mickoski, i cili publikon foto të një betimi me uniformë të maskuar, me kallashnikov të zbrazur në duar dhe i rrethuar nga fëmijë dhe gra, në të cilën ai demonstron kërcënime ndaj shqiptarëve.

Mickoski ende nuk është përgjigjur nëse ka të vërtetë në pohimet e kryetarëve të tij të komunave se ai në mënyrë strikte ua ka ndaluar atyre që të legalizojnë shtëpitë e shqiptarëve në ato komuna edhe pse i plotësojnë kushtet ligjore, se i ka ndaluar të bashkëpunojnë me afaristë shqiptarë dhe të mos lëshojnë leje të ndërtimit, me nxitje të politikave demografike raciste.

Gara e tyre e vdekur me të majtën e Apasievit nxit intolerancën etnike, të cilën e shohim dhe e dëgjojmë përditë në emisionet kontaktuese të televizioneve maqedonase dhe është pasojë e drejtpërdrejtë e narrativit dhe fotografive të Mickoskit, Nikolloskit dhe Apasievit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky