Agjencia Zhurnal.mk.

BE-ja dorëzon shtatë autoambulanca për Shërbimin e Emergjencës së Shkupit

Shkup, 6 shkurt – Të mërkurën, më 07 shkurt 2024, në ora 12:30, Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian do t’i dorëzojë Shërbimit të Emergjencës së Shkupit shtatë autoambulanca të financuara nga BE-ja.

Delegacioni i Bashkimit Europian furnizoi me shtatë autoambulanca të financuara nga BE-ja Shërbimin e Emergjencës së Shkupit dhe Qendrën Shëndetësore të Shkupit. Automjetet do të transportojnë personat e sëmurë ose të lënduar në spitalet e Shkupit. Kryeqyteti ka nevojat dhe popullsinë më të madhe në vend dhe donacioni do të zbusë mungesën e automjeteve.

Kjo është furnizimi i fundit i ndihmës së BE-së që synon të ndihmojë kujdesin shëndetësor për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Që nga viti 2021, Delegacioni i Bashkimit Europian ka ofruar pajisje mjekësore për ekzaminim imazherik me rezonancë magnetike dhe sisteme tomografie të kompjuterizuara në tetë spitale në të gjithë vendin. Duke u siguruar që niveli i përdorimit të tyre do të jetë si ai në Shtetet Anëtare të BE-së, pajisjet për ekzaminim imazherik mjekësor do të kontribuojnë në diagnostikimin më në kohë.

BE-ja vazhdon të ofrojë ndihmë për sektorin shëndetësor në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së përgjithshme të kujdesit shëndetësor. Projektet e financuara nga BE-ja që mbështesin zbatimin e Strategjisë Shëndetësore 2023-2030 dhe sistemin e transplantimit janë në vazhdim. Mbështetja për programin e skriningut dhe parandalimit të kancerit, programi për kujdesin neonatal dhe përmirësimi i aplikacionit Termini im janë planifikuar për financim nga BE-ja tashmë në 2024.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky