Agjencia Zhurnal.mk.

BE-ja rikujton në rëndësinë e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës

Bruksel, 12 maj – Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit në ceremoninë e sotme gjatë dhënies së betimit, kumtoi Pres shërbimi për punë të jashtme të BE-së (EEAS).

BE rikujton në rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, theksohet në deklaratën e EEAS.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pasdite përmes rrjetir social X porositi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me integrimin në BE përmes zbatimit të reformave dhe res

Më herët edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, përmes rrjetit social X tha se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me inkuadrimin në BE duke zbatuar reformat dhe duke respektuar marrëveshjet e lidhura, përfshirë edhe atë të Prespës.

“Që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e suksesshme drejt qasjes në BE, më me rëndësi është që vendi të vazhdojë rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj obligative, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”, ka shkruar mes tjerash Fon der Lajen.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky