Agjencia Zhurnal.mk.

BE: Pretendimet se kemi hequr dorë nga “marrëveshja e madhe” janë të pasakta

Bashkimi Evropian e ka demantuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili sot tha se Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka hequr dorë nga propozimi franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka thënë se ata vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm pas këtij propozimi dhe se i inkurajojnë palët që të bien dakord me tekstin “sapo të jenë gati t’ia dëshmojnë komunitetin ndërkombëtar se janë të afta të pranojnë zgjedhjet evropiane”.

Sipas Stanos, tash është thelbësore që të dy palët të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“Çfarëdo pretendimesh se Bashkimi Evropian është duke e refuzuar propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pasakta. Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë fuqishëm pas këtij propozimi dhe inkujaron të dy palët që të bien dakord me tekstin sapo të jenë gati t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë të afta të pranojnë zgjidhjet evropiane. Tani është thelbësore që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprime të menjëhershme nga të dyja palët – Kosova të mos fillojë të shqiptojë gjoba dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Me kërcenimet aktuale për eskalim në dhunë, nuk mund të ketë negociata për normalizim”, ka deklaruar Stano.

Ndryshe, Kurti deklaroi sot se Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Propozimin që na kanë sjell neve, ka qenë edhe afati i marsit 2023, pra që ne po vijmë këtu ne Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re per marrëveshje që arrihet para marsit te vitit 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimin i BE-se për normalizim të marrëdhenieve dhe Kosovës. Po them me keqardhje se vetë e kanë propozuar, dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”. Në Paris Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Mirëpo sot po them me keqardhje ai hoqi sot dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha kreu i ekzekutivit para gazetarëve.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky