Agjencia Zhurnal.mk.

Begaj përkujton 115-vjetorin e lindjes së Eqrem Çabej: Meriton përjetë nderime

Presidenti Bajram Begaj, përkujtuar sot, profesiorin Eqrem Çabej. Në 115 vjetorin e linjes së tij, Begaj ka shprehur mirënjohje për akademikun, të cilin jeta dhe veprat e bënë emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike.

Begaj thekson se pedagogu brilant, jo vetëm i dha identitet shkencor akademizmit shqiptar, por çështje më e rëndësishme i çeli horizonte të qarta duke e orientuar atë kah hullia e duhur, në të mirë të zbulimit dhe argumentimit shkencor të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e të parëve të tyre, të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të etnogjenezës ilire dhe prejardhjen e shqiptarëve prej tyre

Kreu i Shtetit vazhdoi më tej mesazhin e tij duke thënë: Për gjithçka i dha vendit, popullit dhe kombit tonë, Eqrem Çabej meriton e do të meritojë përjetë nderimin dhe mirënjohjen e brezave shqiptarë në shekuj.

“Shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen time si President i Republikës së Shqipërisë për Prof. Eqrem Çabejin sot në 115-vjetorin e lindjes së tij, jeta dhe vepra e të cilit e bëjnë akademikun tonë të madh emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike.

Me përkushtimin, vizionin dhe punën e palodhur prej patrioti të madh dhe intelektuali të shquar, si shkencëtar i rendit të parë, por edhe si dijetar, mendimtar dhe pedagog brilant, Eqrem Çabej jo vetëm i dha identitet shkencor akademizmit shqiptar, por çështje më e rëndësishme i çeli horizonte të qarta duke e orientuar atë kah hullia e duhur, në të mirë të zbulimit dhe argumentimit shkencor të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e të parëve të tyre, të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të etnogjenezës ilire dhe prejardhjen e shqiptarëve prej tyre” tha Begaj në mesazhin e tij.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky