Agjencia Zhurnal.mk.

Bekë Berisha nervozohet me një deputet: Veç mos më shti me të ardh qaty

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të enjten është nervozuar me njërin nga deputetët, të cilit i është drejtuar me fjalët “vec mos më shti me të ardh qaty”.

Sipas Berishës, deputeti po i ndërhynte në fjalim teksa po fliste për kushtet e Policisë së Kosovës.

“O ti djal, dëgjom se ti nashta mendon që jam tu bo hajgare, veç mos më shti me të ardhë qaty. S’jam tu bo hajgare. Kryetar a po ndërhyn ti apo unë? Mos më ndërhyj kur jam t’u folë se jam duke folë përnime”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.

Nuk dihet se cilit deputet i është drejtuar Berisha, për shkak se nuk shihet në pamjet e regjisë së Kuvendit.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, disa herë ia ka tërhequr vërejtjen Berishës duke i thënë “kujdes fjalorin”. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky