Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi – Sijarto: Koordinimi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë për hapat e ardhshëm për taksën e vendosur për gazin rus nga Bullgaria

Shkup, 30 nëntor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka zhvilluar sot takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto, ku morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i NOMAGAS SH.A. Shkup, Bajram Rexhepi dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimoski. Temë e takimit ishte taksa e gazit rus e vendosur nga Republika e Bullgarisë.

Të dy ministrat diskutuan hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për heqjen e taksës ndaj gazit rus të vendosur nga Bullgaria, për të cilën ranë dakord se ishte e paligjshme dhe një akt jomiqësor.

Gjatë takimit u dakordosua koordinim i përbashkët i qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve konkrete për të garantuar sigurinë energjetike të të dy vendeve dhe sigurinë e furnizimit me gaz.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për zgjidhjen e problemit që Bullgaria vendosi taksë për gazin rus dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët përmes veprimeve të koordinuara të të gjitha palëve të interesuara. Maqedonia e Veriut mbështet të gjitha iniciativat për zgjidhjen e problemit”, tha ministri Bekteshi në takim.

Ministri Bekteshi dhe ministri Sijarto u dakordësuan se diversifikimi i burimeve të furnizimit me gaz është qëllimi përfundimtar për të cilin të dy vendet do të punojnë së bashku në periudhën e ardhshme.

Hungaria është ndër 10 partnerët e parë tregtarë të Maqedonisë së Veriut, është një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik dhe investitor i huaj në vend, me një trend rritës të tregtisë dhe një suficit të vazhdueshëm të eksporteve nga ana jonë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky