Shkup, 20 shtator – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar sot në profilin e tij në Fejsbuk se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen për 10 për qind në periudhën e ardhshme.
Ai informoi se ka pranuar disa porosi nga prodhuesit tanë vendor të ujit mineral, lëngjeve, birrës…, të cilët e kanë njoftuar se vullnetarisht bëhen pjesë në fushatën “çmimi i garantuar”.
“Ulje e çmimeve e pijeve joalkoolike dhe alkoolike! Sot pranova disa porosi nga prodhuesit tanë vendor të ujit mineral, lëngjeve, birrës…, të cilët bëhen pjesë vullnetarisht në fushatën “ÇMIMI I GARANTUAR” për uljen e çmimeve për të paktën 10 për qind! Faleminderit për mbështetjen” ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.