Agjencia Zhurnal.mk.

“Bën pushime pa djalin”, Afërdita Dreshaj ka një përgjigje për kritikët

Pak ditë më parë, modelja shqiptare ka festuar përvjetorin e katër të martesës me Jakub Kindl.

Modelja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali.

Afërdita është shumë aktive në rrjete sociale, e cila ndan shpesh imazhe nga jeta që ajo bën në Amerikë.

Së fundmi, njëra prej ndjekësve e ka pyetur modelen nëse paragjykohet nga fakti se bën pushime pa djalin e vogël.

“A të paragjykojnë që bën pushime pa djalin? Në Shqipëri e bëjnë shumë (më ka ndodh)”, është pyetja që i ka bërë ndjekësja e saj.

Ndërkohë, Afërdita nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur.

“Atëherë le të flasim pak për këtë temë. Paragjykojnë shumë, unë mendoj ndryshe. Mendoj që aq sa ka rëndësi familja ka rëndësi edhe lidhja në çift. Falënderoj Zotin që kam mamin dhe është në duar shumë të sigurta. Mendoj që është një karikim dhe merr në energji për të qenë prindër dhe më të mirë. Mos e lini anash lidhjen si çift, mos të jetë “fëmija” e vetmja gjë e përbashkët! Nga dashuria, ka ardhur fëmija.”, kishte shkruar ajo./Lajmi.net/

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky