Ferizaj ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizajasit mposhtën Llapin me rezultat 2-1 në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.
Ndihmëstrajneri i Ferizajt, Fadil Berisha tha se ekipi i tij dominoi ishte përgatitur për ndeshjen ndaj Llapit dhe e dominuan gjatë gjithë lojës.
“Llapi ka një ekip të mirë, jemi përgatitur për këtë ndeshje. Kemi dominuar thuajse gjatë gjithë lojës. Në minutën e 75-të u desh të mbrohemi pasi llapi ka skuadër të mirë. Kemi pasur ndeshje të mira edhe kundër Gjilanit, Drenicës dhe Prishtinës. Kjo ishte fitorja e parë dhe në ndeshjet e radhës besoj se do të jemi edhe më të mirë”, ka thënë ndihmëstrajneri i Ferizajt, Fadil Berisha.
/Gazeta Olle/