Agjencia Zhurnal.mk.

Besimi: Me projektligjin nuk ka shpronësim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme

Shkup, 5 maj – Me përmbylljen e projekteve për korridoret 8 dhe 10d de fakto bëhemi qendër e rajonit, udhëkryq i infrastrukturës rrugore, por edhe hekurudhore dhe energjetike, porositi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili potencoi se ky projekt nuk është vetëm ekonomik, por edhe gjeostrategjik në kuptimin e dimensionit panevropian të cilin e ka.

Lidhur me impaktin ekonomik potencoi se, bëhet fjalë për 1,3 miliardë euro sipas një studimi fizibiliteti dhe shtoi se i shumëfishtë do të jetë efekti mbi ekonominë tonë, duke i pasur parasysh rreth 8.000 vende të punës në periudhën e dhënë, ndërsa në nivel vjetor realizimi i tij në ekonominë tonë do të jetë dy për qind e BPV-së.

E përmendi se MF si pjesë e pakos së Qeverisë i ka propozuar ndryshimet e Ligjit për shpronësim, që vjen me kërkesë të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore NPRRSH. Shtoi se ndryshimet, të cilat janë propozuar dhe miratuar sot në Qeveri nuk kanë të bëjnë vetëm për këtë projekt, jo vetëm për ato strategjike por për të gjitha projektet infrastrukturore, ku ka proces shpronësimi.

Sqaroi se paqartësia në ligjin ekzistues është pengesë për realizimin e shpronësimit, ndërsa me ndryshimet e propozuara bëhet saktësimi, por e gjithë kjo do të zbatohet në mënyrë, në të cilën nuk do të dëmtohet asnjë qytetar, asnjë familje, asnjë subjekt juridik.

“NPRRSH ka reaguar se një pjesë e madhe e projekteve infrastrukturore kanë ngecje për atë që në proceset e shpronësimit janë një pjesë e objekteve në të cilat jetojnë qytetarë, shtëpi në pronë private ose objekte banesore, për të cilat ka vështirësi më të mëdha lidhur me dislokimin. Mundësohet qira për qytetarët në periudhë edhe atë në interes të qytetarëve, në interes të të gjithë neve pasi është e drejtë kushtetuese e jona – e drejtë e pronësisë dhe e drejta e lirisë së pronësisë. Me këtë u garantohet e drejta qytetarëve, nëse është i interesit publik të përshpejtohet procedura, megjithatë gjatë përshpejtimit të procedurës, gjatë interesit publik që të mos lejohet asnjë qytetar të dëmtohet, asnjë familje të mos dëmtohet. Kjo zgjidhje është në ligjin ekzistues, por nuk ka mundur të implementohet, pasi nuk është saktësuar. NPRRSH nuk ka mundur ta shfrytëzojë këtë nen, ndërsa tani e saktësojmë dhe jepet mundësia deri në 12 muaj plus gjashtë të bëhet kjo”, deklaroi Besimi dhe shtoi se është e ngjashme edhe për subjektet juridike, nëse janë të përfshira me procesin e shpronësimit.

Besimi potencoi se me këto ndryshime dhe përmes këtij projekti nuk do të bëhet legalizimi i projekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Kujtoi se Ligji për legalizim është sjellë në vitin 2011, ndryshimet janë sjellëe dhe në vitin 2018, ndërsa ky proces ka pasur afat kohor për t’u paraqitur për legalizim, gjegjësisht fletëparaqitjet kanë mundur të dorëzohen deri në vitin 2018. Ministri i Financave potencoi se ndryshimet nuk parashohin dorëzimin e kërkesave të reja të legalizimit, por shtoi se mbase disa prej këtyre proceseve për kërkesa deri në vitin 2018 akoma nuk kanë përfunduar dhe se do të procesuohen, por sipas ligjeve ekzistuese.

Lidhur me ndryshimin tjetër ligjor, i cili ka të bëjë me Ligjin për shpalljen e interesit publik për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, ndryshimet janë plotësime të asaj që tashmë ekziston në këtë ligj, ndërsa është lirimi nga TVSH-ja.

Plotësimet, siç tha, janë që të bëhet harmonizimi me praktikën tashmë të vendosur edhe në ligjet e tjera për financimin e projekteve infrastrukturore. Ministri potencoi se kjo do të thotë lirim nga të gjitha taksat për qarkullim – TVSH, dogana, akciza, lidhur me jgithçka ngarkim ose rritje e shpenzimeve të investuesit, në rastin konkrt është NPRRSH, i financuar nga buxheti.

“Po e thjeshtësoj. Nëse projekti sipas studimit të fizibilitetit është 1,3 miliardë euro, supozoj se është shuma përfundimtare deri në fund të realizimit, ta përmbyllim TVSH-në dhe taksa të tjera në 20 për qind. Nëse nuk kalojnë këto ndryshime shpenzime shtesë të cilat do të hyjnë në buxhet si taksa do të thonë 260 milionë euro për të cilat ne duhet të marrim borxh shtesë për ta realizuar këtë transaksion. Dhe kjo na i zvogëlon shpenzimet për financim dhe së dyti është praktikë e cila tashmë është vendosur, megjithatë kur është sjellë ligji fillestar janë marrë parasysh vetëm TVSH, ndërsa janë lëshuar një pjesë e taksave për dogana pasi konsiderohet se pjesën më të madhe të ndryshimeve doganor e kemi realizuar, do me thënë i kemi liberalizuar, megjithatë për pjesën e realizimit të projektit kjo praktikë e cila tashmë është vendosur dhe është në dobi të mbrojtjes ose uljes së shpenzimeve të realizimit të projektit”, sqaroi Besimi.

Ministri i Financave potencoi se përveç këtyre lehtësimeve, asnjë kompani nuk është liruar nga tatimet ose taksat e tjera publike, siç janë kontributet, tatimi i të ardhurave personale dhe tatimi mbi fitimin.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky