Agjencia Zhurnal.mk.

Besimtarët muslimanë nga Maqedonia mblodhën plot 512 mijë euro për Turqinë dhe Sirinë

Shkup, 22 shkurt – Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu ka njoftuar se ky institucion fetar ka siguruar 512.123 euro nga besimtarët muslimanë pas organizimit më datën 10 shkurt në të gjitha xhamitë e Maqedonisë për mbledhjen e të hollave , mjete të cilat do t’i dhurohen Turqisë dhe Sirisë për të sanuar dëmet nga tërmetet shkatërruese.

“Ju jemi mirënjohës të gjitha muftinive të BFI, muftinjëve, drejtorëve të sektorëve, mutevelive, imamēve dhe të gjithē besimtarëve. Mjetet materiale dorëzohen në llogarinë bankare të Dijanetit të Republikës së Turkiyes”.

“Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me një delegacion në emër të BFI dhe besimtarëve së shpejti do të vizitojë Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash për të ndarë dhimbjen së bashku. Zoti ju bekoftë”, njoftoi Fetahu në profilin e tij në Facebook.

BFI E RMV KONSTATOI SHUMËN E AKSIONIT HUMANITAR PËR PASOJAT E TËRMETIT NË TURQI DHE SIRI 512 123 EUROJu jemi…

Posted by Bashkësia Fetare Islame e RMV – Исламска Верска Заедница на РСМ on Tuesday, February 21, 2023

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky