Agjencia Zhurnal.mk.

Betimi i kryetarëve të rinj në veri, QUINT-i palët të përmbahen nga veprimet që ndezin tension

Kosovë, 19 maj – Sot kur pritet të betohet kryetari i ri në veri të Mitrovicës, shtetet e QUINT-it edhe njëherë i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga përdorimi i forcës ose nga veprimet që ndezin tension.

Përmes një deklarate të përbashkët, nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje të gjithë akterëve që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese, pjesëmarrëse, në katër komunat veriore.

Ndonëse i mbështetën zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, në deklaratë theksohet edhe njëherë se rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky