Agjencia Zhurnal.mk.

Betohet qeveria e re palestineze

Ka bërë betimin qeveria e re palestineze. Kabineti i udhëhequr nga kryeministri Mohammed Mustafa u betua zyrtarisht përpara presidentit Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

Mustafa u emërua në fillim të këtij muaji për ta zëvendësuar ish-kryeministrin Mohammed Shtayyeh, i cili dha dorëheqje në shkurt së bashku me qeverinë.

Pas ceremonisë, Abbas kryesoi një mbledhje të qeverisë së re. “Po punohet me palët arabe dhe ndërkombëtare për ta ndaluar agresionin izraelit në Gaza.

Qëllimi ynë politik është të arrijmë lirinë, pavarësinë dhe çlirimin nga okupimi dhe ne po punojmë me palët e interesuara arabe dhe ndërkombëtare për të marrë anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara”, është shprehur Abbas.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky