Shkup, 9 dhjetor – Në kuadër të projektit “Integrimi Ndëretnik i të Rinjëve në Arsim” nga USAID, i implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar,kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me përfaqësuesit e njësisë për arsim në Komunën e Sarajit mirëpritën nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt.
‘Në këtë takim nxënësit ishin shumë konstruktiv në kërkesat që parashtruan ndaj institucionit komunë dhe mua si kryetarë dhe si prioritete ishin: Krijimi e një korsie për vrapim, hapja e një biblioteke në nivel komunal dhe rregullimi i terreneve sportive që janë në gjendje të dëmtuar.Ne i konsideruam me shumë respekt kërkesat e tyre të cilat janë edhe si pjesë e programit tonë për 4 vitet e ardhshme dhe u zotuam që bashkarisht do të punojmë në realizimin e tyre, që në të vërtet do to jenë në dobi jo vetëm për nxënësit por për të gjithë shoqërinë në tërësi’ -shkruan Bexheti.




