Agjencia Zhurnal.mk.

Biden u bëri thirrje vendeve ta reduktojnë emetimin e gazrave të dëmshme

Presidenti amerikan Xho Bajden, sot u bëri thirrje “të gjitha vendeve” që ta reduktojnë emetimin e gazrave të dëmshme me efektin e serrave, gjatë fjalimit në Konferencën e KB-së për klimën (COP27), që mbahet në pushimoren egjiptiane Sharm el Sheik.

“Të gjitha vendet duhet të bëjnë më shumë. Në këtë takim, duhet t’i rinovojmë dhe t’i rrisim ambiciet tona klimatike”, tha Bajden, duke shtuar se vendi i tij e bën pjesën e vet në luftën kundër ngrohjes globale.

Presidenti amerikan vlerësoi se kriza klimatike e sjell në pikëpyetje “vetë jetën e planetit” dhe shtoi se SHBA-ja do t’i respektojë qëllimet për reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme me efektin e serrave deri në vitin 2030.

“Kriza klimatike ka të bëjë me sigurinë njerëzore, sigurinë ekonomike, sigurinë kombëtare dhe jetën e planetit”, tha Bajden.

Sipas tij, pushtimi rus në Ukrainë e rritë nevojën për heqje graduale të përdorimit të derivateve fosile.

“Lufta e kryesuar nga rusët vetëm e rritë urgjencën që bota të dalë nga varësia nga derivatet fosile”, shtoi Bajden.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky