Presidenti amerikan Xhozef Bajden e vazhdoi edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila është vendosur më 14 shtator të vitit 2001, pas sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe Uashington më 11 shtator të atij viti.
“E vazhdoj edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme, të shpallur më 14 shtator të vitit 2001, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të atij viti”, deklaroi Bajden.
Presidenti amerikan theksoi se kërcënimi terrorist që solli deri te shpallja e parë të gjendjes së jashtëzakonshme më 14 shtator të vitit 2001, pas sulmeve në Nju-Jork dhe Uashington, ende është i pranishëm.
“Për këtë shkak, konkludova se është e domosdoshme të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme kombëtare edhe pas 14 shtatorit të vitit 2022”, tha Bajden.
SHBA-ja sot e shënon 21 vjetorin nga sulmet terroriste ndaj kullave binjake të Qendrës tregtare botërore në Nju-Jork dhe Pentagonit në Uashington, ku jetën e humbën gjithsej 2.977 njerëz dhe 19-të terroristët – rrëmbyesit e aeroplanëve me të cilët janë kryer sulmet.