Presidenti amerikan, Xho Bajden do ta vizitojë Kanadanë në mars, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar kumtesës së Shtëpisë së Bardhë të publikuar sot pas takimit bilateral midis Bajdenit dhe kryeministrit kanadez Xhastin Trudo në kryeqytetin e Meksikës.
Në takim, presidenti tha se me padurim e pret vizitën e re, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit amerikan në Kanada nga fillimi i mandatit të tij në janar të vitit 2021.
Bajden dhe Trudo u takuan në Meksiko Siti para samitit të 10-të të liderëve të Amerikës së Veriut duke përfshirë edhe presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.
Bajdeni e falënderoi Trudon për angazhimin e Kanadasë për mundësimin e sigurisë, ndihmës ekonomike dhe humanitare për Ukrainën, thuhet në kumtesë.