Shkup, 12 prill – Bashkërisht me këshilltarët komunal, stafin dhe drejtorët komunal, sonte shtruam iftar të përbashkët për Njësitin Territorial kundër Zjarrit, njoftoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
“Në këtë iftar edhe njëher falënderova punonjësit e këtij Njësiti për mundin dhe kontributin e vazhdueshëm që japin në shpëtimin e jetëve të njerëzve si dhe sigurinë e qytetit.
Puna e tyre është fisnike përderisa edhe në kohë iftari ata janë të gatshëm të ndërhyjnë aty ku është nevoja”, tha Kasami.