Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimi ripërsërit qëndrimin e Qeverisë se nuk do të ketë zgjedhje serbe në Kosovë këtë vit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një deklaratë të enjten, ka bërë të qartë se Kosova nuk do të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe për serbët e Kosovës pa një kërkesë zyrtare përkatëse nga autoritetet e Serbisë.

Ky sqarim vjen në përgjigje të një komenti të bërë nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili sujeroi që serbët e Kosovës duhet të kenë të drejtën të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social X, Bislimi shprehu qëndrimin zyrtar, duke theksuar se çdo vend që dëshiron të organizojë zgjedhje për diasporën e tij brenda Kosovës duhet së pari të kërkojë një leje të tillë zyrtarisht.

“Nëse autoritetet e vendeve të tjera do të donin të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë ato duhet të kërkojnë zyrtarisht nga autoritetet tona një vendim pozitiv dhe mbështetje,” citohet të ketë shkruar Bislimi.

Stano kishte argumentuar një ditë më parë se moslejimi i serbëve të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e Serbisë nuk përshtatet me parimet e dialogut dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave.

Megjithatë, Bislimi kundërshtoi këtë qasje, duke argumentuar që pa një kërkesë formale, çdo përpjekje për organizim të zgjedhjeve do të zbrazte frymën e dialogut dhe do të pengonte ndërtimin e besimit ndërmjet dy vendeve.

“Përderisa nuk ka asnjë kërkesë të drejtpërdrejtë zyrtare, nuk mund të ketë as vendim,” u shpreh ai.

Në një letër të datës 19 nëntor, drejtuar shefit të misionit në Kosovë të OSBE-së, Michael Davenport, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sugjeruar se duhet të negociohet një marrëveshje e veçantë për serbët me shtetësi të dyfishtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare serbe nga territori i Kosovës.

Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe një rezolutë, përmes së cilës u kundërshtua mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Vendet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia dhe Franca – dhe Bashkimi Evropian, e patën pritur me keqardhje miratimin e rezolutës, njofton Telegrafi.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky