Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimi takon deputetin Mijatoviq, vlerësohet lart roli i Gjermanisë si partner kyç i Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Boris Mijatoviq.

Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartësish rolin e Gjermanisë si partner dhe aleat kyç të Kosovës, duke theksuar me rëndësi të veçantë mbështetjen e tyre të madhe e aktive në proceset e integrimit evropian.

Në njoftim thuhet se përkrahja edhe në zhvillim ekonomik e sektorë të rëndësishëm si energjia, përmes projekteve të ndryshme të mbështetjes e bashkëpunimit, veçse e komplementon kuadrin e punës së përbashkët në shërbim të vizionit tonë për zhvillim e mirëqenie të të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit.

“Deputeti Mijatovic vuri në dukje progresin e Kosovës të reflektuar në indeksin e këtij viti të Reporterëve pa Kufij (RSF), ku Kosova u rrit me 22 vende në dy vitet e fundit, si dëshmi të vlerave demokratike e evropiane të cilat i përfaqëson e jetëson Kosova.

Poashtu dhe angazhimin e Qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe punën e bërë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin Mijatovic për disponibilitetin e tij dhe ndihmën e ofruar sa i përket agjendës së Kosovës në lidhje me rrugëtimin e tranzicionin drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, për të cilën Qeveria tha se mbetet e përkushtuar dhe ka miratuar dhe Strategjinë për Energji 2022-2031.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky