Agjencia Zhurnal.mk.

Bislimoski: Tarifa për qasje në rrjet nuk nënkupton kosto shtesë për konsumatorët

Shkup, 12 dhjetor – Tarifa për qasje në rrjetin e shpërndarjes elektrike që duhet të vendoset nga 1 janari nuk do të thotë kosto e re për konsumatorët. Nuk bëhet fjalë për të ardhura shtesë, ato para do të jenë në kuadër të të ardhurave të kompanive, deklaroi sot kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimoski. 

Tarifa për qasje drejt rrjetit, tha Bislimoski vendoset për shkak të shpërndarjes së drejtë dhe është në interes të amvisërive. Kjo tarifë, thonë nga KRRE do të çojë në një ulje të çmimit për tarifat e rrjetit.

Për momentin po bëhen analiza sa do të jetë shuma e këtij kompensimi, por ai, sipas KRRE-së, do të jetë nga 50 deri në 250 denarë. Me futjen e saj, pritet që tarifa e rrjetit të ulet në 20 për qind, që nga ana tjetër do të nënkuptonte ulje të çmimit final për konsumatorët e rregullt për ​​rreth 8 për qind, duke pasur parasysh se tarifa e rrjetit përbën rreth 30 për qind të çmimit total.

“Mos u besoni influencuesve të ndryshëm. Mos e besoni atë që thonë se është një harxhim shtesë. Absolutisht nuk do të jetë harxhim shtesë. Të ndalohet me spekulime se do të jetë tarifë shtesë dhe se dikush do të fitojë në mënyrë shtesë. Ato para do të jenë brenda të ardhurave të miratuara të kompanisë që kryen aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Në llogari të këtyre parave do të ulet çmimi i rrjetit”, tha Bislimoski. 

Konsumi i energjisë elektrike, siç theksoi ai, është ulur për 10 për qind dhe nuk është e drejtë që ngarkesa të bjerë vetëm mbi konsumatorët e rregullt. Me këtë tarifë, ata që kanë më shumë apartamente apo vikend shtëpiza do të paguajnë më shumë.

“Qëllimi ynë është të mbrojmë konsumatorin e rregullt. Kemi një pjesë të madhe të amvisërive që konsumojnë minimalisht energji elektrike gjatë vitit. Deri më tani e gjithë barra ka rënë mbi konsumatorët e rregullt që mbulojnë shpenzimet e të gjithë të tjerëve. Tani po bëjmë një shpërndarje të drejtë të kostos së energjisë elektrike”, theksoi Bislimoski. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky